Albpharma Canada sh.p.k ushtron aktivitetin e saj tregtar në territorin e Shqipërisë. Objekti i veprimtarisë së saj tregtare është importi dhe shitja me shumicë e pakicë e produkteve që kategorizohen si farmaceutike, mjekime që mund të merren pa recetën e mjekut, vitamina, minerale dhe bioelemente, ushqyes të nevojshëm për sport, kozmetikë mjekësore dhe produkte bukurie, produkte të kujdesit personal, higjenës orale dhe produkte për kujdesin e shtëpisë.
Albpharma Canada u themelua në vitin 1992 në qytetin e Elbasanit, dhe u bë shumë shpejt distributori kryesor farmaceutik për Elbasanin, Peqinin, Gramshin, Librazhdin, Pogradecin dhe Korçën.
Albapharma Canada që në fillimet e saj u orientua drejt importit të produkteve cilësore në tregun Shqiptar. Me këtë qëllim ajo krijoi marrëdhënie të suksesshme biznesi me prodhues dhe distributorë me reputacion në këtë fushë në tregun botëror duke arritur të realizojë ekskluzivitete të rëndësishme sidomos me kompani të rëndësishme në tregun e mirënjohur kanadez të produkteve farmaceutike si:
- Jamieson Laboratories
- Church & Dwight
- Apotex
- Euro – Pharm International
- AG Natural – Sante Naturelle
- Odan Laboratories
- E.T. Brown – Palmers
- B. Kamins
- AMG
- Renew Life
- Williard Manifacture
- Interactive Nutrition
- Delicious Brands
Albpharma Canada, si rezultat i këtij aktiviteti rreth 20 vjeçar, bazuar në parimet e përgjegjshmërisë, korrektesës, profesionalizmit dhe implementimit të standarteve ndërkombëtare të cilësisë është bërë një emër i mirënjohur në tregtinë Farmaceutike në Shqipëri.
Ajo tregton 45 produkte të regjistruara nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, si dhe më shumë se 500 produkte të çertifikuara.
Në klientët e saj përfshihen të gjitha depot farmaceutike të nivelit të dytë, shumica e farmacive të shitjes me pakicë, profesionistë si dhe publiku i gjerë.
Një dimension i ri i aktivitetit të Albpharma Canada është dhe inkurajimi e ndërtimi i një rrjeti të shitjes me pakicë me dyqane të tipit “Health Market”, në të gjithë Shqipërinë.
Një dyqan i tillë është hapur në Tiranë, ku në modelin e një showroom, ekspozohen edhe tregtohen produkte si vitaminat, mineralet dhe ushqyesit ushqimorë të nevojshëm për mirëmbajtjen e shëndetit si dhe produkte cilësore kozmetike dhe të higjenës personale.
Misioni Ynë
Të ofrojmë medikamentet dhe plotësuesit ushqimorë më cilësorë të prodhuara nga kompani prestigjoze në çmime të arsyeshme për të gjithë shqiptarët.
Të ofrojmë produkte dhe shërbime cilësore për publikun duke ofruar informacion të saktë dhe të qartë rreth përfitimeve dhe efekteve anësore të produkteve që ofrojmë.
Të bashkëpunojmë me kompanitë farmaceutike më të njohura të vendit dhe të mbajmë lidhje afatgjata me to.
Të përkushtohemi në ofrimin e produkteve cilësore dhe shërbimit të shkëlqyer ndaj të gjithë klientëve.